Tajvani goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

24 Tetor 2023 | 07:37

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi bregun lindor të Tajvanit dhe u ndje në kryeqytetin Taipei, por nuk u raportuan dëme të konsiderueshme materiale, njoftoi sot Byroja Qendrore Meteorologjike e Tajvanit.

Epiqendra e tërmetit ishte në det pranë kontesë Hualien, në jug të ishullit japonez të Yonaguni, në një thellësi prej 5.7 kilometrash, njoftoi Byroja Meteorologjike, raporton Reuters.

Trenat në sistemin e metrosë së Taipeit duhej të lëviznin me një ritëm të ngadaltë, por trafiku u rikthye shpejt në normalitet, thanë zyrtarët e qytetit. Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Më shumë se 100 njerëz vdiqën në një tërmet që goditi jugun e ishullit në vitin 2016, dhe një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau më shumë se 2,000 njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026