Provimet e maturës, Rezana Vrapi: Do jemi të kujdesshëm për një test sa më komod
Për të dytin vit matura shtetërore përballet me një situatë të vështirë për zhvillimin e orëve përgatitore dhe provimeve. Megjithatë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore sigurojnë se situata do të merret parasysh nga hartuesit e testeve dhe specialistët “do të jenë të kujdesshëm” për të përpiluar një test me vështirësi “drejt mesatares”.
Kjo u tha gjatë një interviste për Euronews Albania nga drejtuesja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi.
Drejtuesja tha se specialistët e QSHA kanë ndjekur në vazhdimësi ecurinë e pandemisë dhe ndikimit në procesin mësimor. Ajo tha se në tërësi elementët fiks si struktura e përmbajtjes së provimeve janë përcaktuar prej kohësh dhe se aktualisht po punohet me trajnimin e mësuesve – ku kanë mbetur vetëm mësuesit e Tiranës.
“Ka ndjeshmëri të kujdesshme nga specialistët e ndërtimit të testeve, duke pasur parasysh se mësimdhënia ka qenë jashtë mase e cunguar, me mësim nga shtëpia dhe kjo do të merret parasysh. Për këtë arsye nivelet e testit do të synojnë drejt mesatares dhe të thjeshtit,” – u shpreh Vrapi përballë pyetjes së gazetares Esmeralda Mulaj rreth vështirësive që kanë hasur nxënësit dy vitet e fundit.
Për “ndjeshmëri të kujdesshme” zyrtarja e arsimit shpjegoi se nënkuptonte mos vendosjen e vështirësive të tepërta maturantët.
“Dua t’i qetësoj [maturantët] që do të jemi ekstremisht shumë shumë të kujdesshëm si staf për t’u çuar në ditën e provimit një test, për të cilin ata do të ndihen komod,” – tha Vrapi.
Mënyra e vlerësimit të provimeve të maturës nuk do të ndryshojë ku 25% e pikëve të totalit do të jenë të mjaftueshme për notë kaluese.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në