2 javë e rrëmbyer nga Hamasi, 85-vjeçarja izraelite: Kam kaluar përmes ferrit

24 Tetor 2023 | 11:56

Yocheved Lifshitz e cila u lirua nga Hamasi të hënën, u tha gazetarëve se ajo se ka kaluar nëpër ferr, duke përshkruar se si u rrëmbye nga persona të armatosur nga shtëpia e saj.

Ajo tha se ata e sollën në Gaza përmes një porte, me udhëtimin me motoçikletë që i shkaktoi asaj të mavijosura në trup.

Lifschitz shtoi se qeveria izraelite shpenzoi miliarda në gardhin kufitar – por nuk bëri asgjë për ta penguar Hamasin të kalonte.

Vajza e Lifschitz, Sharone, e cila ndihmoi nënën me përkthimin e rrëfimit të saj nga hebraishtja, tha se rrëmbyesit ia hoqën orën dhe bizhuteritë, ndërsa kur ajo zbriti nga motori, njerëzit që e përshëndetën i thanë se “besojnë në Kur’an” dhe për këtë arsye nuk do ta lëndonin.

Nëna e saj dhe 24 të tjerë u dërguan në tunele, të cilat ajo i përshkroi si “tokë të butë dhe të lagësht”.

Ajo thotë se pas dy ose tre orësh ata ndanë pesë persona nga Kibbutz Nir Oz në një dhomë të veçantë. Ajo tregon se kishte roje, një ndihmës mjek dhe një mjek që i vizitonte çdo 2-3 ditë.

Sharone tha gjithashtu se nëna e saj kishte parë një “rrjet të madh” tunelesh nëntokësore të drejtuara nga Hamasi, të cilin ajo e krahasoi me “rrjetën e merimangës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026