Gratë në Islandë grevë për paga të barabarta me burrat, bashkohet edhe kryeministrja
Sot gratë në Islandë kanë hyrë në një grevë njëditore për paga të barabarta për burrat dhe gratë dhe për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore, ndërsa protestës i është bashkuar edhe kryeministrja e këtij vendi, Katrin Jakobsdóttir.
“Ne ende nuk i kemi arritur objektivat tona për barazi të plotë gjinore dhe ende kemi të bëjmë me një hendek pagash me bazë gjinore, i cili është i papranueshëm në vitin 2023”, tha kryeministrja islandez për faqen e lajmeve mbl.is.
Ajo tha se do të qëndrojë në shtëpi sot si pjesë e një proteste për “ditën e pushimit të grave” dhe pret që gratë e tjera në kabinetin e saj të bëjnë të njëjtën gjë, raporton AP.
Organizatorët e protestës u bënë thirrje grave që të refuzojnë punën me pagesë dhe atë të papaguar, përfshirë punën në shtëpi, gjatë grevës së sotme njëditore.
Përfaqësuesit e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë në Islandë, sektorë ku shumica e punonjësve janë gra, thanë se do të goditeshin rëndë nga protesta dhe operatori kombëtar i TV dhe radios i Islandës RUV tha se do të kufizonte transmetimet sot.
Greva e sotme në Islandë është më e madhja që nga 24 tetori 1975, kur 90 për qind e grave refuzuan të punojnë, të pastrojnë apo të kujdesen për fëmijë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për diskriminimin në vendin e punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta