Rusia kritikon Islandën për shkatërrimin e raporteve dypalëshe
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi i Islandës për të pezulluar aktivitetet e ambasadës në Moskë “shkatërron” bashkëpunimin dypalësh.
Islanda tha të premten se aktivitetet do të pezullohen nga 1 gushti për shkak të një niveli “të ulët” të marrëdhënieve tregtare, kulturore dhe politike midis vendeve, duke shtuar se i kishte kërkuar Rusisë të zvogëlonte aktivitetet e saj diplomatike në kryeqytetin islandez, Reikjavik.
“Vendimi i marrë nga autoritetet islandeze për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë shkatërron të gjithë gamën e bashkëpunimit ruso-islandez”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
“Ne do ta marrim parasysh këtë vendim jomiqësor kur ndërtojmë lidhjet tona me Islandën në të ardhmen. Të gjitha veprimet anti-ruse të Reikjavikut do të pasohen në mënyrë të pashmangshme nga një reagim përkatës,” thuhet më tej në deklaratë.
Kur shpalli vendimin e saj, Islanda, tha se marrëdhëniet diplomatike nuk ishin ndërprerë dhe se ambasada do të rihapet sapo të normalizohen marrëdhëniet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë