Ministria e Shëndetësisë palestineze: 704 viktima në 24 orë në Gaza
704 persona janë vrarë në Gaza në 24 orët e fundit, tha në një deklaratë të martën Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Shifra është numri më i lartë ditor i publikuar që nga fillimi i sulmeve izraelite kundër Gazës në fillim të këtij muaji, shkruan CNN.
Në deklaratën e ministrisë thuhej se kishte pasur 47 “masakra” që përfshinin ushtrinë izraelite në 24 orët e fundit. Ministria, e cila kontrollohet nga Hamasi, tha se të vrarët përfshinin 305 fëmijë, 173 gra dhe 78 individë të moshuar.
Sipas ministrisë, viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Gaza në 5,791, ku përfshihen 2,360 fëmijë, 1,421 gra dhe 295 të moshuar.
Ndërkohë, Izraeli po përgatitet për një “operacion shumëpalësh” mbi Hamasin nga “ajri, toka dhe deti”, tha të hënën Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush