Tritan Shehu: Mos i bëni gjyq popullor Berishës, akuzohet për vendime kolegjiale
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku tha se akuzat e ngritura ndaj Berishës janë sulm politik ndaj tij.
Ai shtoi se ndaj tij nuk duhet të bëhet gjyq popullor dhe se ai po dënohet për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave.
“Unë ju ftoj të mos bëni gjyqe popullore. Nuk kam ardhur këtu të bëj gjyq e as të zëvendësoj gjykatësin apo prokurorin dhe mendoj se as gazetarët nuk duhet ta bëjnë këtë punë.
Së dyti unë nuk mund të hyj në çështjen themel, së treti, nëse në parim bëhet fjalë për dënimin e një kryeministri për një vendim kolegjial të Këshillit të Ministrave, ky është një problem që hap një kapitull shumë të rrezikshëm, për Shqipërinë dhe për çdo demokraci të botës. Së katërti, këtu kemi të bëjmë me një sulm politik”,-tha Tritan Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset