“Dronë dhe sisteme të tjera ushtarake”, Serbia merr armë nga Kina

24 Tetor 2023 | 16:07

Serbia po forcon forcat e armatosura me pajisje ushtarake nga Kina, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë.

Zv. kryeministri Milosh Vuçeviç, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë, në një intervistë për mediat pohoi se përsa i përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, veçon bashkëpunimin ushtarak më së pari dhe atë ekonomik si dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin.

Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandër Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj.

Vuçeviç tregoi se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe avionët pa pilote, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë vendi ndonjëherë.

Ky përforcim i ushtrisë së saj vjen në një kohë tensionesh të larta me Kosovën, situatën me të cilën si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, po e vëzhgojnë me kujdes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026