Inteligjenca amerikane: Shpërthimi në spitalin e Gazës nga një raketë palestineze
Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se shpërthimi në spitalin Al Ahli në Gaza një javë më parë u shkaktua nga një raketë palestineze, motori i së cilës dështoi dhe u shpërtheu në dy pjesë, ndërsa koka goditi parkingun e spitalit, raporton NBC News.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 471 persona humbën jetën nga shpërthimi në spitalin Al Ahli më 17 tetor dhe se shkaku i shpërthimit ishte një sulm ajror i forcave izraelite.
Një ditë më parë edhe qeveria britanike tha se ka ardhur në përfundim se shpërthimi shkatërrues në një spital në Gazë me gjasë është shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga brenda territorit palestinez, e jo nga një sulm ajror izraelit.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, u tha ligjvënësve në Parlament se bazuar në vlerësimin e inteligjencës, “Qeveria britanike gjykon se shpërthimi me gjasë u shkaktua nga një raketë, që ishte lëshuar nga brenda Gazës drejt Izraelit”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor