Vinin baste sportive me anë të celularëve, arrestohen 2 persona në Elbasan
Dy persona janë arrestuar në Elbasan pasi janë kapur duke vendosur baste sportive me anë të celularëve.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që organizonin baste sportive me anë të celularëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit: O. O., 25 vjeç dhe R. S., 56 vjeç, të dy banues në Cërrik, pasi në celularët e tyre u gjetën të hapura faqe për vënien e basteve sportive. 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet