COVID në Vlorë 40% më shumë infektime, shqetësues tek moshat 25-40 vjeç
Që prej muajit janar e deri në javën e parë të shkurtit, në spitalin rajonal të Vlorës ka një rritje me 40 për qind të të infektuarve me COVID. Për shefen e urgjencës spitalore, Lorena Arapaj, situata paraqitet akoma më shqetësuese pasi tani të prekurit janë edhe grupmoshat 25-45 vjeç.
“Në 55 raste ditore, 30 pacientë rezultojnë me COVID në bazë të ekzaminimeve skaner apo tampon të shpejtë, ndërsa 7-10 raste paraqiten në gjendje të rëndë dhe transportohen drejt spitaleve COVID në Tiranë. Spitali i Vlorës, edhe pse nuk është ende një spital COVID, ka të gjitha kapacitetet infrastrukturore dhe mjekësore për të përballuar situatën e rënduar.
Aktualisht ditën e sotme janë 5 pacientë në gjendje të rënduar që presin ekzaminimet për t’u transportuar më pas në spitalet COVID. Sa i përket shtrimeve, aktualisht kemi 40 pacientë post COVID, të cilët kanë ende nevojë për asistencë mjekësore”, thotë shefja e urgjencës spitalore.
Mjekja u bën apel qytetarëve të ndërgjegjësohen në zbatim të protokolleve shëndetësore, si dhe të shmangin vizitat në spital nëse rastet mund të ndiqen nga mjeku i familjes.
“Kemi një shtim të rasteve në moshat e reja. Ulja e vigjilencës nga qytetarët sa i përket masave mbrojtëse mbetet një nga problemet kryesore në shtimin e rasteve , po ashtu qytetarët duhet të shmangin vajtjet në spital kur kanë shqetësime të cilat mund të ezaurohen tek mjeku i familjes, pasi dyndja në spital rrezikon një shtim të infektimeve”, thotë mjekja.
Ndërsa qytetarët të shumtë para spitalit presin ekzaminime të ndryshme, por ka edhe nga ata të që presin të vizitojnë të afërm që janë të hospitalizuar.
Spitali rajonal i Vlorës është një nga spitalet e parashikuar për t’u kthyer në spital COVID, ndërsa është gati reparti infektiv me 80 shtretër. Aktualisht në këtë spital ka 5 mjek reanimatorë, tre pneumologë dhe infeksionistë dhe 83 mjekë specialistë.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në