Ministria serbe e Mbrojtjes kërkon që vetëm KFOR-i të ruajë kufirin e Kosovës

25 Tetor 2023 | 15:50

Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të dislokohen në kufi, në anën e Kosovës.

Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler.

Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.

“Ne fuqishëm inkurajojmë një komunikim të drejtpërdrejtë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandantit të KFOR-it dhe ne insistojmë që vetëm pjesëtarët e KFOR-it të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative nga ana e ‘Kosovës dhe Metohisë’. Po ashtu të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe me ata të KFOR-it përgjatë vijës administrative”, tha Vuçeviç.

Serbia, që nuk e njeh Kosovën, e quan vijë administrative vijën kufitare me Kosovën, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kufiri i Kosovës me Serbinë ruhet nga Policia Kufitare e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa...
17:04 | 03/07/2026