Vaksina COVID-19: Cili shtet Evropian ka imunizuar më tepër banorë?
Ekspertët janë të qartë: E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga makthi i COVID-19 është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.
Tashmë që disa vaksina janë aprovuar, Evropa po përshpejton procesin e inokulimit kundra këtij virusi.
Por kush ka përparuar më tepër?
Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte e para që aprovojë vaksinën anti-COVID më 2 Dhjetor 2020, afërsisht tre javë përpara Bashkimit Evropian, po kryeson garën e imunizimit të banorëve.
Shifrat më të fundit tregojnë se ky shtet ka vaksinuar tashmë më shumë banorë (10.9 milion) – më shumë se Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja të marra bashkë.
Kush ka arritur përparimin më të lartë?
Mbretëria e Bashkuar ka administruar më tepër vaksina në total por ajo gjithashtu kryeson listën në lidhje me imunizimin për frymë.
Malta është e treta në listë me vaksinime për çdo 100,000 banorë dhe është shteti i vetëm në BE pjesë e katërshes kryesuese.
Serbia është e dyta dhe Islanda e katërta.
Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar është në krye të Evropës në lidhje me vaksinimet në total, listën e kryesojnë të tjera shtete në bazë të përqindjes së popullsisë që është vaksinuar tërësisht kundra këtij virusi, që zakonisht do të thotë që ata kanë marrë 2 doza të vaksinës.
Mbretëria e Bashkuar dëshiron të vaksinojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur me dozën e parë, ndaj po pret më gjatë se vendet e tjera për të administruar dozën e dytë.
Rreth këtyre statistikave
Këto të dhëna janë marrë nga burime shtetërore zyrtare si edhe raportime të mediave. Nuk ka asnjë koleksion qendror që mat numrin total të vaksinimeve dhe ka shtete që ende nuk po publikojnë shifra gjatë kësaj faze të parë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West