Masat e reja anti-COVID, nga e mërkura kufizimi i lëvizjes nis në orën 20:00

9 Shkurt 2021 | 19:37

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar mbi shtrëngimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të ashpra gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët ku tha se “do të ketë shtim të masave” por nga ana tjetër i relativizoi duke shtuar se “nuk mundemi të rrimë dot të gjithë brenda dhe presim që të iki virusi, virusi ikën me vaksinën”.

Ndërkohë që Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk i ka bërë asnjë propozim qeverisë, pritet që të kërkojë vendosjen e ndalimit të lëvizjes pas orës 20:00, kurse aktualisht kufizimi është vendosur pas orës 22:00.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur për Euronews Albania se ka nisur t’u komunikohet bizneseve mbi masat e reja që do të hyjnë në fuqi dhe mënyrën se si do të zhvillohet aktiviteti në ditët e ardhshme.

Gjatë ditëve të para të muajit shkurt, ka pasur një rritje të konsiderueshme të infektimeve me COVID-19, gjë e cila po shtyn qeverinë për të vendosur forcimin e kufizimeve.

Vetëm për 9 ditët e para të muajit shkurt, ka pasur mbi 9 400 persona të infektuar dhe 108 humbje jete. Kurse gjatë muajit janar ka pasur gati 20 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 199 vdekje.

Ndryshe nga vendet fqinje, ku Kosova ka aktualisht rreth 6 800 raste aktive dhe Maqedonia e Veriut me rreth 6 500 raste, Shqipëria ka një numër shumë fish më të lartë, pasi numëron mbi 32 600 raste aktive.

Vetëm në Tiranë ka më shumë raste aktive se sa ka Kosova bashkë me Maqedoninë e Veriut, pasi ka aktualisht numëron gati 19 mijë persona të infektuar.

Bilanci për muajin shkurt:

9 shkurt – 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

8 shkurt – 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

7 shkurt – 1124 raste të reja dhe 14 humbje jete

6 shkurt – 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

5 shkurt – 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

4 shkurt – 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

3 shkurt – 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

2 shkurt – 942 raste të reja dhe 5 humbje jete

1 shkurt – 865 raste të reja dhe 13 humbje jete

 

Lexoni gjithashtu:

Rekord të infektuarish dhe vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri, priten masa të reja shtrënguese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026