Macron: Një ndërhyrje masive tokësore në Gaza do të ishte një gabim për Izraelin
26 Tetor 2023 |
09:05
Presidenti francez Emmanuel Macron tha dje se ai besonte se do të ishte një “gabim” për Izraelin të nisë një “ndërhyrje masive tokësore” në Gaza, megjithëse ai ripohoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.
“Franca njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Sa i përket ndërhyrjes tokësore, nëse ajo drejtohet tërësisht kundër një grupi terrorist, kjo është zgjedhja që ka, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, atëherë mendoj do të ishte gabim për Izraelin”, u tha Macron gazetarëve në Kajro, raportoi Reuters.
Macron shtoi se gjithsej 31 qytetarë francezë u vranë në sulmet e Hamasit në Izrael në fillim të këtij muaji.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh