Netanyahu i drejtohet kombit: Luftë për ekzistencën tonë, dy qëllimet që do arijmë
Kryeministri Benjamin Netanyahu, i është drejtuar të mërkurën në mbrëmje me një mesazh qytetarëve të Izraelit.
“Jemi në mes të një fushatë për ekzistencën tonë. Ne kemi vendosur dy synime për këtë luftë: të eliminojmë Hamasin duke shkatërruar aftësitë e tij ushtarake dhe qeverisëse dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë robërit tanë në shtëpi”, tha kryeministri Netanjahu
“Ne kemi eliminuar tashmë mijëra terroristë – dhe ky është vetëm fillimi. Në të njëjtën kohë, ne po përgatitemi për një inkursion tokësor. Nuk do të detajoj kur, si apo sa. Koha e veprimit të IDF do të përcaktohet njëzëri nga Kabineti i Luftës, së bashku me Shefin e Shtabit. Unë përsëri i bëj thirrje popullatës jo luftarake në Gaza – të evakuohen në Rripin jugor të Gazës”, vijoi mesazhin e tij Netanyahu.
Kryeministri izraelit theksoi se tashmë të gjithë e panë se Hamas është një organizatë terroriste. Duke e krahasuar Hamsin me ISIS, ai nënvizoi se e gjithë bota perëndimorë duhet ta shohë këtë si një luftë të tyre.
“Sot, shumë prej tyre e kuptojnë atë që ne u kemi thënë që nga viti 2014: Hamasi është ISIS dhe ISIS është Hamasi. Unë u them atyre se lufta jonë kundër Hamasit është edhe lufta e tyre. Lufta jonë kundër Hamasit është një provë për mbarë njerëzimin. Është një luftë midis boshtit të së keqes Iran-Hezbollah-Hamas dhe forcave të lirisë dhe përparimit. Drita do ta mposhtë errësirën.
Si kryeministër, unë jam përgjegjës për sigurimin e së ardhmes së vendit dhe aktualisht është përgjegjësia ime të udhëheq shtetin e Izraelit dhe popullin drejt një fitoreje dërrmuese mbi armiqtë tanë. Tani është koha për t’u bashkuar për një qëllim: Për të ecur përpara drejt fitores.
Me forca të përbashkëta, me besim të thellë në drejtësinë e kauzës sonë dhe në përjetësinë e Izraelit, ne do të realizojmë profecinë e Isaiah.
Nuk do të dëgjohet më dhunë në vendin tuaj, as shkretim, as shkatërrim brenda kufijve tuaj; por muret tuaja do t’i quani “Shpëtim” dhe portat tuaja “Lëvdim”. Së bashku do të luftojmë!”- përfundoi mesazhin e tij Netanyahu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve