“Variantet e reja të virusit prekin më shumë të rinjtë”, Arben Gjata analizon situatën e COVID në vend
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, tha se rritja e të infektuarve ishte e pritshme dhe se ky mund të ishte tregues për praninë e varianteve të reja të COVID.
Ai theksoi se mutacionet e reja të virusit, kanë më shumë përhapje, prekin të rinjtë dhe lënë më shumë pasoja, gjë që aktualisht po ndodh.
“Nëse do jetë e nevojshme, në strategjinë që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, parashikon dhe hapjen e gjithë spitaleve publike në vend, bashkiake dhe rajonale për të përballuar situatën e COVID,” – tregoi Gjata teksa vuri në dukje se ajo çfarë ka rëndësi për momentin është që sistemi shëndetësor të mos kalojë një kolaps.
“Nga të dhënat që kam situata në spitale është akoma një situatë që mund të përballojë këtë fluks pacientësh por të shpresojmë që të ulet sa më parë,” – shtoi ai.
Gjata nuk la pa përmendur përgjegjësinë e cila bie mbi qytetarët që nuk kanë respektuar masat dhe autoritetet që nuk kanë bërë monitorimet e duhura.
Sipas tij dyshimet për një variant britanik që po qarkullon në vendin tonë janë të bazuara dhe te kontaktet që ka pasur Shqipëria me Britaninë, duke qenë se lëvizja nuk është bllokuar.
Lexoni gjithashtu:
Masat e reja anti-COVID, nga e mërkura kufizimi i lëvizjes nis në orën 20:00
Rekord të infektuarish dhe vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri, priten masa të reja shtrënguese
Origjina e virusit, dalin të dhënat e para nga hetimet për SARS-CoV-2
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi