FOTO| Uragani Otis shkakton 27 vdekje në Meksikë

26 Tetor 2023 | 18:05

Të paktën 27 persona kanë vdekur dhe katër rezultojnë të zhdukur si pasojë e uraganit Otis që goditi Meksikën, njoftoi sot qeveria e vendit.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se qeveria po punon për të rivendosur energjinë elektrike dhe për të pastruar pasojat e uraganit që goditi shtetin federal të Guerrero në veri të vendit.

“Ajo që ka pësuar Acapulco është katastrofike”, tha Lopez Obrador në një konferencë për shtyp.

Si pasojë e uraganit, rrugët u përmbytën, hotelet u dëmtuan, rrugët u bllokuan dhe shkollat ​​në Guerrera u mbyllën për të dytën ditë radhazi, njoftoi Reuters.

Në të njëjtën kohë, 300 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti ndërkombëtar në Acapulco u mbyll pasi kulla e kontrollit u shkatërrua nga uragani.

Gati 8,500 anëtarë të Ushtrisë Meksikane, Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare janë në terren për të ndihmuar në pastrimin e pasojave të stuhisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026