Ambasadori palestinez në OKB: Të ndalen bombat, s’justifikohet vrasja e fëmijëve
Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, hapi fjalimin e tij duke u bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë në “ndalimin e bombave” në mënyrë që të shpëtojnë jetën e civilëve nga sulmet ajrore izraelite.
Sipas BBC, ai ishte dukshëm i emocionuar, zëri i tij dhe duart filluan t’i dridheshin ndërsa lexonte historitë e disa prej më shumë se 3000 fëmijëve që zyrtarët në Gaza të drejtuar nga Hamasi thonë se janë vrarë që nga 7 tetori.
“Çfarë zgjedhjeje bëni si prind kur ka vetëm zgjedhje të pamundura. Kur vdekja është kudo, shkatërrimi është kudo,” u tha ai diplomatëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai tha se Izraeli ka shkatërruar mbi 40% të shtëpive në Gaza, gjë që OKB-ja e ka pohuar në fillim të kësaj jave, dhe bëri “një popullsi të tërë të pastrehë dhe të zhvendosur”, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të “transportojë me forcë” njerëzit nga Gaza.
“Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e një fëmije të vetme palestineze. Asgjë, asgjë fare”,- tha ambasadori palestinez Riyad Mansour në OKB.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë