Studentët e mjekësisë vijojnë protestat, futen brenda Rektoratit

27 Tetor 2023 | 11:50

Studentet e mjekësisë kanë vijuar protestat edhe këtë të premte, kundër ligjit që i detyron të shërbejnë 5 vjet në vend pas përfundimit të studimeve.

Ata janë futur në ambientet e Rektoratit, duke kërkuar përgjigje për kërkesat e tyre ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e rektorit.

Që prej nisjes së vitit akademik, studentët e mjekësisë kanë refuzuar të futen në auditore për sa kohë nuk anulohet ligji.

Ky projekt-ligj detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për 5 vite pasi të përfundojnë universitetin.

Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë për të ndjekur këtë degë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026