Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, Weber: Të avancohet më tej
Shefja e misionit të FMN në Shqipëri, Anke Weber, përshëndeti vendimin e FATF (Financial Action Task Force) për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.
Weber e cilësoi vendimin si të rëndësishëm dhe bëri thirrje për avancimin më tej për përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Ervin Mete, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipë, Gent Sejko, shefja e FMN tha se institucioni që ajo përfaqëson do të vijojë mbështetjen ndaj autoriteteve shqiptare për të nxitur stabilitetin ekonomik.
“Vendimi i fundit i FATF është një vendim i madh dhe i rëndësishëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Tani është koha e duhur për të avancuar më tej drejt përmirësimit të mjedisit të biznesit për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor dhe për të bërë përparim në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike. Kjo do të kërkojë një sërë politikash, burime të mjaftueshme buxhetore, planifikim dhe monitorim adekuate dhe ngritje kapacitetesh. FMN mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet shqiptare për të nxitur stabilitetin makro ekonomik me standarde me të larta jetese”, tha ndër të tjera Anke Ëeber.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West