Organizata Botërore e Shëndetësisë: Më shumë se 40% e të vrarëve në Gaza janë fëmijë
Agjencitë e OKB-së ofruan sot një pamje gjithnjë e më të dëshpëruar të jetës brenda Gazës, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi për 7028 vdekje, më shumë se 40% e të cilëve janë fëmijë. OBSH citoi të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza dhe tha se kishte marrë detaje të rëndësishme për të vrarët.
Ka pasur 18,482 lëndime, tha OBSH, përsëri një pjesë e konsiderueshme e tyre janë fëmijë. Agjencia tha se 23 nga 35 spitalet ishin ende pjesërisht duke funksionuar – të tjerët, si dhe klinikat e komunitetit, janë dashur të mbyllen.
OBSH thotë se 1000 njerëz në Gaza kanë nevojë për dializë, 30 foshnja të lindura para kohe janë në inkubatorë dhe 2000 pacientë me kancer kanë nevojë për trajtim urgjent. E gjithë kjo bëhet e pamundur pa karburant për të funksionuar gjeneratorët spitalorë.
Një zyrtar i OBSH-së foli për kushte të dëshpëruara brenda spitaleve që ende funksionojnë, me pacientë të plagosur rëndë që operohen në korridore pa anestezi, dhe kudo “erë vdekjeje” dhe “trupa fëmijësh”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.