Tabaku: Presioni i opozitës dhe BE ndihmoi Shqipërinë të largohej nga Lista Gri

28 Tetor 2023 | 09:39

Deputetja e Partisë Demokratike Jordia Tabaku tha në se ka qenë presioni i opozitës dhe i BE-së, shkak që Shqipëria të largohej nga lista gri e pastrimit të parave.

Tabaku tha se ishte pikërisht presioni dhe denoncimi i vazhdueshëm i opozitës që e detyroi qeverinë shqiptare të tërhiqet nga amnistia fiskale.

Ajo shtoi se presioni opozitar duhet të vazhdojë edhe me iniciativa të tjera jo vetëm për ekonominë, jo vetëm për shqiptarët por edhe për procesin e integrimit.

“Për muaj e muaj kemi kundërshtuar ligjin korruptiv dhe abuziv të amnistisë fiskale. Sepse Shqipëria duhej patjetër të përfitonte nga vendimet e Task Force. Qeveria shqiptare u fsheh mbas këshillimit publik, mbas 2/3 e Shqiptarëve, për t’i vendosur Shqipërisë një damkë, ashtu siç ja vendosi për pastrimin e parave.

Ligji si ai i pasaportave të arta, i amnistisë fiskale, i legalizimit të kanabis, janë qartësisht vija të kuqe për procesin e integrimit , por janë vija të kuqe edhe për xhepat e Shqiptarëve. Se ne sot jemi në një betejë midis ekonomisë formale dhe asaj informale, ndërmjet luftës korrupsionit dhe bekimit të korrupsionit, dhe ligjet si amnistia fiskale veç se e bekojnë atë.

Denoncimi i vazhdueshëm nga ana e Partisë Demokratike, mbështetja ndërkombëtare për ta denoncuar ketë si aferë, ushtruan një presion që e detyroi qeverinë Shqiptare të tërhiqet nga ky ligj. Unë mendoj që ne mund ta realizojmë këtë edhe me iniciativa të tjera të ardhshme, jo vetëm për ekonominë, jo vetëm për shqiptarët por edhe për procesin e integrimit”,-tha Tabaku.

Kujtojmë se ë herët, të premten e 27 tetorit, ishte Zv.kryeministrja Belinda Balluku ajo e cila përshëndeti vendimin e FATF (Financial Action Task Force) për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave. Ndërsa u shpreh se kjo ka ndodhur falë angazhimit të qeverisë shqiptare për përmbushjen e reformave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026