Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Egnatia, shkak gjendja shëndetësore e tifozit

28 Tetor 2023 | 18:46

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias që po mbahet për javën e 10-të të Superligës shqiptare.

Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi i cili ndodhej në tribunën C të stadiumit. Burime thanë se bëhet fjalë për një 40 vjeçar, i cili duke ndjekur ndeshjen është rrëzuar në shkallët e stadiumit duke alarmuar tifozët.

Kane qenë mjekët e dy ekipeve që kanë dhënë ndihmën e parë, pasi gjendja ishte e rëndë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, tifozi korçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Gjendja e tifozit është e stabilizuar ndërsa po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Sakaq nuk dihen ende arsyet se pse tifozi u ndje keq dhe humbi ndjenjat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026