Mandat i tretë për PS apo rrotacion? Analistët zbulojnë mangësitë e opozitës

10 Shkurt 2021 | 20:30

Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë ndryshe nga proceset e fundit elektorale ndonëse formula bazë nuk ka ndryshuar. Partia Socialiste pritet të jetë e vetme përballë një grupi të madh partish të bashkuar në frontin opozitar.

Për Pano Soko nga Nisma Thurje të gjitha llogaritë elektorale dhe manovrat e kryeministrit, Edi Rama me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës mund të zhbëhen nëse krijohet një frymë.

Ai thotë se kushtet ekzistojnë por duhet krijuar një frymë e tillë ndaj edhe Nisma Thurje, tha ai ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhje pikërisht për të përfaqësuar një frymë.

“Ne shkojmë më thellë, nuk jemi thjesht kundër Ramës, jemi kundër ‘Ramizmit’ që është fenomen”, tha ai.

Kreu u Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë se vendi ka nevojë për rrotacion të pushtetit dhe sipas tij do të ketë një fitore të madhe të opozitës.

Ndërsa për Ervis Iljazajn rol të veçantë në rezultatin e zgjedhjeve do të luajë edhe fryma e bashkëpunimit që do të krijojë opozita.

Gjithashtu ai foli edhe për nevojën e një marrëveshje për të bashkë qeverisur pasi deri tani LSI dhe PD po paraqet secila programin e saj.

“Nuk pres revolucione dhe përmbysje të mëdha, pres një garë shumë të fortë dhe mund t’i ndajë pak mandate mazhorancën dhe opozitën. Mungojnë ende disa  akte të opozitës së bashkuar”, tha Iljazaj.

Edhe Plator Nesturi foli për disa mangësi në organizimin e deritanishëm të opozitës duke thënë se ka mangësi dhe ende nuk ka arritur të krijojë frymë.

Erl Murati nga ana tjetër tha se shikonte më shumë një frymë për mandat të tretë për PS dhe kjo sipas tij vjen kryesisht për shkak të problemeve të PD-së dhe jo nga mirëqeverisja.

“Fryma ekziston por më shumë është për mandatin e tretë të PS. Shoh një parti që është 8 vite në opozitë dhe që as i afrohet partisë në pushtet mendoj se ka dy probleme; ose PS ka qeverisur shumë mirë ose PD ka probleme të brendshme. Mendoj se është kjo e dyta. PD po bën të njëjtët gabime si në 2017 dhe po pret rezultat të ndryshëm”, tha Murati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021