”Në këto zgjedhje do të kemi një gjë ndryshe”, paralajmërimi i analistëve pas 25 prillit
Shqiptarët më 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur alternativën politike, e cila do të drejtojë vendin gjatë katër viteve të ardhshme. Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha se opozita e bashkuar ka një program të qartë për mënyrën se si do qeveris shqiptarët.
“Opozita ka një program të detajuar madje më shumë seç duhet. Ke një maxhonracë që jo vetëm që nuk denjon të ketë një program, por edhe katër vjet më parë doli dhe u tha shqiptarëve: ma jepnin tepsinë dhe timonin. Edhe sot nuk ka program, në këtë kuptim opozita jo vetëm që e ka frymën, por ka edhe sinergjinë”, tha ai në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Gjatë debatit në studio, Pano Soko nga Nisma Thurje shprehet se shqiptarët kanë shumë arsye se pse duhet t’u drejtohen kutive të votimit.
“Vota e shqiptarëve sa më masive të jetë e gjitha do të shprehet në formë vullneti. Oferta politike këtu nuk mungon. Mua me rezulton se ka një problematikë, por ka edhe ofertë”, theksoi ai.
Sipas analistit, Plator Nesturi problemi kryesor në Shqipëri është se programet politike nuk reflektojnë besim tek elektorati.
“Parashtrohen programe dhe alternativa, por çështja është sa besueshmëri krijojnë tek elektorati”, tha ai.
Pano Soko theskon se në zgjedhjet e 25 prillit do t’i ketë fillesat demokracia pjesëmarrëse, e cila sipas tij, nuk do prodhojë liderë politikë, por do të krijojë institucione dhe shtet.
“Në këto zgjedhje do të kemi një gjë ndryshe. Një pjesë e mirë e votuesve do të shkojnë për të zgjedhur mes dy liderëve, por këtu do të ketë fillesa të një gjëje të re, do të ketë fillesat e saj që quhet si demokraci pjesëmarrëse. Të gjitha këto variante kanë prodhuar vetëm liderë dhe vetëm pushtet, do të shkojnë përkundër një frymë të re, që do të krijojë institucione dhe shtetin”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:45 41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 17:42 Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:17 Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban