”Duhet të mbyllen për dy javë baret e restorantet”, mjeku Alimehmeti tregon situatën epidemiologjike në vend
Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh në Euronews Albania se masat e reja anti-COVID të marra nga qeveria nuk do të kenë një ndikim madhor në situatën epidemiologjike në vend.
Mjeku theksoi se më shumë ndikim mund të ketë mbyllja e gjimnazeve në disa bashki, pasi të rinjtë nuk do të kenë kontakt me njëri-tjetrin.
Ndërsa sa i përket kufizimit të lëvizjes pas orës 20:00, ai tha se qytetarët do të ulen nëpër lokale më herët dhe gjithsesi do jenë në kontakt.
“Do kishte shumë më tepër sens, kundrejt mbështetjes së fortë ekonomike të sektorit, mbyllja e plotë për dy javë e bareve dhe restoranteve”, propozoi mjeku.
Sa i përket rasteve të reja, ai tha se numri është shumë më tepër.
“Rastet janë shumë më tepër se kaq, sepse vetëm 3% e popullatës totale të Shqipërisë është e identifikuar që e ka kaluar apo është aktive sot”, u shpreh mjeku.
Sipas tij gjithçka varet nga numri i testimeve, sa më shumë testime, aq më shumë raste të identifikuara.
Lexoni gjithashtu:
Masat anti-Covid, zgjatet kufizimi i lëvizjeve, në 10 bashki gjimnazet kalojnë me mësim online
Manastirliu: Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë më 15 shkurt
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme