Bisedime në samitin e Maltës, Kiev-Moskë akuzojnë njëra-tjetrën
“Formula e Paqes” për Ukrainën, e sugjeruar nga Volodymyr Zelensky është në fokus të diskutimeve në Maltë, ku po mbahet samiti i tretë ndërkombëtar.
Mbi 65 vende nga e gjithë bota janë të përfaqësuar, përveç Kinës që refuzoi pjesëmarrjen dhe Rusisë që nuk u ftua.
Nga ana e saj, Moska akuzoi të shtunën Ukrainën se kreu një sulm me dronë ndaj një impianti bërthamor në qytetin e Kurskut. Sipas mediave ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të rrëzonin tre dronë, pjesët e të cilëve dëmtuan lehtë fasadën e godinës së impiantit nuklear.
Të shtunën, forcat ruse vazhduan bombardimin e rajonit të Khersonit. Në kryeqendrën e rajonit dhe në fshatrat përreth 7 persona mbetën të lënduar.
Më vonë gjatë së njëjtës ditë, të paktën tre shpërthime u dëgjuan në Krimenë e aneksuar. Mediat ukrainase raportuan se sistemet mbrojtëse ruse kishin hapur zjarr, por disa dronë të paidentifikuar kishin vazhduar fluturimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu