Ankth dhe stres gjatë pandemisë, psikologia Plaku jep këshillat për përballimin e situatës

11 Shkurt 2021 | 09:20

Ka kaluar tashmë një vit kur e gjithë bota është duke përjetuar një krizë shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Studime të ndryshme kanë treguar se izolimi dhe mënyra e re e jetesës kanë shtuar stresin, nivelet e depresionit dhe ankthin tek shumë njerëz të cilët ndihen të pasigurt.

Psikologia Orjola Plaku tha për Euronews Albania se aktiviteti fizik apo leximi i librave do të ndihmonte në rregullimin e gjendjes psikoemocionale në këtë kohë pandemie. Një mënyrë se si mund të ulen nivelet e ankthit dhe stresit është dhe shmangia e kontaktit të shumtë me rrjetet sociale.

Ndërkohë Plaku tha se adoleshentët dhe personat rreth të 30-ave janë grupmoshat që i janë drejtuar më së shumti.

“Nuk ka vetëm një gjini. Të dyja palët po e përjetojnë,” – u shpreh psikologia.

Në fund Orjola Plaku apeloi se nëse shenjat e ankthit apo stresit bëhen shqetësuese, është e nevojshme të drejtohemi te mjeku i familjes që më pas ai të referojë nevojën për një psikolog apo për trajtim mjekësor.

 

Lexoni gjithashtu: 

Mjeku shqiptar në Londër: Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, kufizimi i lëvizjes duhet të nisë në orën 18:00

”Duhet të mbyllen për dy javë baret e restorantet”, mjeku Alimehmeti tregon situatën epidemiologjike në vend

Infektimet dhe vdekjet nga COVID-19 vazhdojnë të rriten, ndërsa Shqipëria ashpërson masat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026