Nikolin Jaka tregon mënyrën si mund të rimëkëmben bizneset

11 Shkurt 2021 | 12:32

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tregoi se as nga sipërmarrja as nga institucione të tjera nuk pritet që në anketat e vitit 2020 të ketë rezultate pozitive.

“Paketat e ofruara nga qeveria shqiptare në formën e garancisë sovrane ishin paketa të cilat realisht nuk funksionuan siç duhet, kjo është dhe arsyeja se përse ato paketa vazhdojnë të ngelen edhe sot në ofertë,” – tha Jaka.

Në opinionin e tij, nuk ka nevojë për paketa shtesë por për saktësim të kësaj pakete sovrane që është aktualisht.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë sqaroi se për qeverinë shqiptare është përgatitur një plan me 30 pika dhe tani që jemi përsëri në një gjysmë mbyllje sipas Jakës është e nevojshme që të ndërhyhet me paketa financiare.

Ndërkohë që marrja e masave të reja nuk shihet si diçka pozitive.

“Sipërmarrja shqiptare është e plagosur dhe thjesht ato plagë do thellohen më shumë,” – përfundoi Jaka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026