Biden presion Netanjahut për të rritur ndihmën humanitare në Gaza

30 Tetor 2023 | 15:17

Presidenti i SHBA Joe Biden i bëri presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën për të rritur “menjëherë dhe në mënyrë të konsiderueshme” fluksin e ndihmave humanitare në Gaza, sipas një përmbledhjeje të Shtëpisë së Bardhë të telefonatës së parë midis dy liderëve që nga fillimi i operacionit të zgjeruar të Izraelit.

Kërkesa për rritje të fluksit vjen pasi një krizë e tmerrshme humanitare përkeqësohet pas zgjerimit të sulmit izraelit në brez. Agjencitë e ndihmës thonë se ushqimi, uji dhe ilaçet janë në mungesë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se SHBA po i bën presion Izraelit të zgjerojë ndihmën në Gaza, duke i përshkruar bisedat si herë pas here të vështira.

“Ne kemi biseda, si miqtë, për çështjet e vështira … mbi çështjet që lidhen me ndihmën humanitare”, tha të dielën në CBS këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, Jake Sullivan.

Zyrtarët amerikanë presin që në ditët në vijim, deri në 100 kamionë ndihma do të fillojnë të hyjnë në Gaza në ditë, pasi Izraeli ra dakord të përshpejtojë inspektimet e autokolonave që transportonin mbështetje jetike humanitare, sipas një burimi të njohur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026