Arrestimi i gjyqtares, Rama: Lajm që duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi

11 Shkurt 2021 | 13:29

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë arrestimin e gjykatëses së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në Twitter kreu i qeverisë shprehet se “prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”.

Rama shton më tej se ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar

“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet”, shkruan kreu i qeverisë.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtarja  e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. 

Në pranga ranë edhe  nëntë persona të tjerë të Gjykatës së Krujës, mes tyre kancelari i këtij institucioni, kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Lexoni gjithashtu:

Arrestohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Pranga gjyqtares që liroi ”të fortët”, të ndaluarit sillen pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026