Pezullimi i ndeshjes PSG-Basaksehir, UEFA nis procedim disiplinor për racizëm ndaj dy gjyqtarëve

11 Shkurt 2021 | 15:34

Bashkimi i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka nisur procedurat disiplinore ndaj dy gjyqtarëve rumunë, të cilët pretendohet se lëshuan fyerje raciste gjatë ndeshjes Paris Saint-Germain-Basaksehir e vlefshme për fazën në grupe të Champions League.

Ndeshja, e cila luhej më 8 dhjetor, u pezullua teksa ishte në rezultatin 0-0. Gjyqtari i katërt Sebastian Coltescu u vu në qendër të vëmendjes nga stafi teknik i Basaksehir. Ata e akuzuan Coltescun se i ishte drejtuar ndihmës-trajnerit Pierre Webo me fyerje raciste.

Ish-sulmuesi nga Kameruni mori karton të kuq nga gjyqtari kryesor Octavian Sovre, ndërsa i gjithë stafi nisi ta kontestoi vendimin. Situata nxiti reagimin edhe nga lojtarët e PSG-së, të cilët në minutën e 14-të refuzuan bashkë me lojtarët e Basaksehir të vazhdonin ndeshjen.

Takimi u luajt të nesërmen me një katërshe tjetër gjyqtarësh, teksa PSG e fitoi atë me rezultatin 5-1.

Rreth dy muaj më pas, UEFA thotë se ka nisur procedurat disiplinore për thyerje të mundshme të Nenit 11 të rregullores, për “mungesë sjelljeje të denjë në mbarëvajtjen e lojës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026