Epidemiologia Daja: Masat mund të ashpërsohen, përgjigjja për mutacionet brenda pak orësh
Një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve përcaktoi orarin 20:00-06:00 për kufizimin e lëvizjes por ndërkohë paralajmërohet se nëse numri i rasteve vazhdon të rritet mund të ketë masa të tjera edhe më të ashpra.
Epidemiologia, Rovena Daja duke folur për Euronews Albania thotë se është me rendësi që këto masa të zbatohen ndërsa shprehu shqetësim se një pjesë e qytetarëve nuk i marrin seriozisht këto masat.
Lidhur me mundësinë e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19 në Shqipëri, znj. Daja u shpreh thuajse e bindur për praninë e mutacioneve por theksoi se përgjigja zyrtare nga Gjermania pritet brenda pak orësh.
“Mutacione në Shqipëria realisht duhet të kenë ardhur. Fakti që kemi një rritje të lartë të rasteve, ne mendojmë se në të gjithë vendet e tjera janë përhapur variante të reja dhe nuk ka pse Shqipëria të jetë rast përjashtues. Jemi të bindur se mund të kenë hyrë mutacione si ai i Britanisë dhe Afrikës së Jugut”, tha mjekja.
Aktualisht, laboratorët në vend nuk kanë kapacitete për të identifikuar variantet e reja të COVID-19. Për identifikimin e varianteve të reja pritet që Shqipëria të marrë disa teste të reja që aktualisht po përdoren në Turqi dhe Norvegji, që bëjnë të mundur identifikimin e mutacioneve të COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik në përgjigje të kërkesës së Euronews Albania bën të ditur se pritet përgjigja e rreth 50 mostrave nga laboratori i referencës jashtë vendit për të vërtetuar praninë e mutacioneve të virusit në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Të paktën 50 persona në Shqipëri dyshohet se janë infektuar me mutacionet e COVID-19
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush