Dhuna në Kuvend dhe bllokimi i parlamentit, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve
Partia Socialiste ka kërkuar që 7 deputetë të Partisë Demokratike të përjashtohen nga punimet e Kuvendit, për shkak të bllokimit që i bënë punimeve të parlamentit të hënën.
Euronews Albania ka mësuar emrat e deputetëve që kërkohen të përjashtohen, të cilët janë: Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.
Afati maksimal i përjashtimit të deputetëve është 10 ditë, por ende nuk është bërë me dije masa e kërkuar nga socialistët.
“Ende nuk është bërë e ditur shkresa zyrtare e PS ku kërkohet përjashtimi i deputetëve. Por e kemi mësuar se bëhet fjalë për deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja. Po ashtu ka dhe deputetët të tjerë si Flamur Noka, Edi Paloka, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi. Nuk bëhet fjalë për kërkesë për përjashtimin e deputetit Berisha”, deklaroi gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, nga ambientete e Kryesisë së Kuvendit.
Kujtojmë se gjatë seancës të së hënës pati dhe një konfrontim fizik mes deputetëve Bledjon Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Përplasja ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta