Sherr me grushte në Kuvend mes Bledion Nallbatit dhe Vullnet Sinaj
Situata në Kuvend është tensionuar pas konfrontimit fizik mes deputetit të Devollit, Bledion Nallbati dhe deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.
Ky i fundit ishte duke folur gjatë kohës që deputetët e opozitës ishin në këmbë, ku bllokuan foltoren.
Gazetarja e Euronews Albania, Raziela Myslimaj raportoi nga Kuvendi kur kujtoi se Sali Berisha kishte paralajmëruar për një skenar të tillë, duke thënë se do të shkonin deri në ekstremitet.
“Në momentin që kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka marrë fjalën dhe ka çelur seancën, ka propozuar që të miratohet dhe procesverbali i seancës së kaluar çfarë ka sjellë dhe në rezistencën e deputetëve të opozitës të cilët janë çuar dhe kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe më pas një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike, siç ka qenë kreu i grupit parlamentare, zoti Bardhi së bashku me Bledion Nallbatin, deputetin e Partisë Demokratike në zonën e Devollit kanë debatuar dhe me deputetët e Partisë Socialiste, konkretisht me Vullnet Sinajn i cili ka marrë fjalën që të fliste. Ka qenë zoti Nallbati i cili është afruar pranë ulëses së tij dhe ka fikur mikrofonin pasi pavarësisht rezistencës së opozitës, zoti Sinaj po vazhdonte të mbante fjalën me një zë pak më të lartë në mënyrë që të dëgjohej. Zoti Nallbati ka mbyllur mikrofonin e tij e më pas e ka shtyrë duke u konfliktuar dhe duke e goditur këtë të fundit me grusht. Ka pasur ndërhyrje dhe nga ana e deputetëve të tjerë të Partisë Socialiste e Demokratike,” – u shpreh Myslimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë