Makinat e vjedhura që po përdoren në vrasje, zonat më të rrezikuara

11 Shkurt 2021 | 19:11

Dokumentari ‘Unpublished’ në Euronews Albania investigon rritjen e numrit të makinave të vjedhura si dhe lidhjen e tyre me tregun e vrasjeve në vendin tonë. Shifrat e vjedhjeve për këtë vit e kalojnë një automjet çdo javë.

“Vetëm në muajin e parë të këtij viti (2021) janë regjistruar 5 vepra penale të tilla. Nga këto janë zbuluar 3 ngjarje, ndërsa dy të tjera janë pa zbuluar. Për këtë arsye është bërë edhe një analizë më e thellë, ku janë përcaktuar edhe zonat me risk të lartë. Ka rezultuar që zona e Komisariatit 6, kryesisht në zonën e ‘Astirit’ dhe territori i Komisariatit 4, kryesisht zona e ‘Freskut’, të jenë më të predispozuara ndaj këtij fenomeni”, deklaron për ‘Unpublished Oliger’ Torba, shef i Komisariatit nr.1 në Tiranë.

Këto grupe i përdorin makinat e vjedhura për ngjarje të tjera kriminale, si p.sh., vrasje dhe vjedhje të përmasave të mëdha. Këtu mund të përmendim grabitjen e Rinasit.  

“Ne kemi bërë një studim, nga ku kemi dalë në përfundimin se grupe kriminale, përveç vjedhjes së automjeteve, i përdorin ato për ngjarje të tjera kriminale. Këto grupe po mbahen në mbikëqyrje, ndërkohë një pjesë e madhe e tyre janë arrestuar dhe aktualisht janë para drejtësisë. Këto vepra kryhen nga mosha të mitura. Problemi është se në kodin e procedurës penale dënimi për këtë vepër është 6 muaj deri në tre vjet. Kjo bën që këto personat kur dalin, ta bëjnë sërish këtë vepër kriminale. Megjithatë, nga ana tjetër për policinë është me e lehtë për t’i gjetur, sepse kemi informacion nga e kaluara për ta”, thotë shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë.

Gjatë vitit 2020 u regjistruan një seri ngjarjesh kriminale të kryera me automjete të vjedhura. Përgjithësisht pasi kryhet krimi, makina digjet nga kriminelët.

Vjedhja e makinave po lulëzon më së shumti brenda territorit shqiptar. Qytetet kryesore me pikat më të mëdha ku çmontohen makinat janë Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Por makina të vjedhura hyjnë edhe nga jashtë kufijve shqiptarë. Në këto raste ky treg funksionon i organizuar që nga vendi që vjen e deri tek blerësi. Futja e këtyre makinave bëhet nga vet drejtuesit e tyre. Ata lidhen me grupin shqiptar i cili iu gjen edhe blerësit. Pasi makina shitet, shtetasi i huaj largohet nga Shqipëria dhe e deklaron më pas makinën të vjedhur. Por të tilla porsi funksionojnë edhe online.

“Ndër vite, të paktën në rastet që janë parë dhe konstatuar, që janë me llambë të kuqe dhe nuk kalojnë kontrollin teknik të Interpolit, janë 305 mjete, 16 prej tyre vetëm në vitin 2019. Këto janë mjete që janë për regjistrim për herë të parë. Nuk janë mjete të reja, mund të jetë mbajtur në një garazh dhe është konstatuar vetëm kur ka ardhur të bëjë regjistrimin tek ne. Jo mjete të reja, asnjë mjet i ri”, thekson Blendi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR.

Por edhe aktiviteti i paligjshëm i vjedhjes së makinave ka një rregull të artë. Makina nuk vidhet në të njëjtin qytet ku do kryhet edhe krimi.

 “Kontingjenti e bën këtë veprim, pra përdor mjet të vjedhur, pasi mendon se nga ana e shërbimeve të terrenit nuk do të pikasen lehtë. Nuk kemi pasur raste që vepra kriminale kryhet në të njëjtin qytet ku vidhet edhe makina. Makina vidhet në Tiranë për shembull, dhe përdoret për një krim në Vlorë”, –  thekson z. Torba.

Mënyra se si po lulëzon tregu i makinave të vjedhura në vendin tonë tregon se tashmë është kthyer në një biznes të mirëfilltë fitimprurës. Fakti që këto makina po përdoren edhe në tregun e vrasjeve në Shqipëri, është një kambanë alarmi se ky nuk është më aktiviteti i shitjes në pjesë, siç zakonisht e etiketojnë në zhargon shitje-blerjen e makinave të vjedhura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026