Përmbytje në veri të Italisë, reshjet e dendura mbulojnë me ujë veriun e Milanos
Qyteti italian i Milanos u zgjua të martën me nivelin e ujit që arrinte deri në grykë. Shirat e dendura që shoqëruan një stuhi të dhunshme tejmbushën lumin Sevezo, i cili doli nga shtrati dhe përmbyti veriun e qytetit.
Autoritetet po punojnë për zgjidhjen e situatës, por duhen më shumë basene për të frenuar një pjesë të volumit të ujit.
“Nuk kishim pasur përmbytje të tilla që prej 2014-s. Kjo do të thotë se duhet të punojmë me basenet. Njëri prej tyre është gati, po testojmë pompat dhe do të vihet në punë në nëntor. Por pjesa tjetër e rajonit të Lombardisë nuk ka basenë”, thotë Marco Granelli, ekspert.
Pesë rajone kanë ngjyrën portokalli të alarmit, që është niveli i dytë, ndërsa ai i Venetos është alarm i kuq. Venecia vuan nga fenomeni “uji i lartë”, që përmbyt kanalet e qytetit.
Meteorologët parashikojnë se situata do të përmirësohet në ditët në vazhdim. Stuhia do të zhvendoset drejt qendrës dhe jugut të vendit, ku vjeshta po rezulton e ngrohtë. Në orët e fundit temperatura prej 34 dhe 28 gradë Celsius u regjistruan në Palermo dhe Romë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta