Numri i viktimave nga përmbytjet në Indi shkon në 47

7 Tetor 2023 | 14:50

Numri i viktimave të përmbytjeve të shkaktuara nga plasja e një dige në një liqen akullnajor në rajonin e Himalajeve është rritur në 47 dhe 150 të tjerë janë të zhdukur, njoftuan sot zyrtarët.

Pas vërshimit të liqenit, uji i rrëmbyeshëm lau shumë shtëpi dhe ura, dhe mijëra njerëz u detyruan të evakuohen, raporton Reuters.

Diga në liqen shpërtheu natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Pothuajse 4,000 njerëz janë zhvendosur dhe po qëndrojnë në 26 kampe të përkohshme, tha sot një zyrtar lokal.

Kjo është e fundit në një seri përmbytjesh që kanë goditur Indinë këtë vit gjatë një sezoni të reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të musonit.

Në gusht, rreth 50 njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në shtetin Himachal Pradesh, dhe një muaj më parë, më shumë se 100 viktima vdiqën në dy javë gjatë përmbytjeve në Indinë veriore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026