Nga Evropa në SHBA, autoritetet japin alarmin: Shtohen krimet anti-semike

1 Nëntor 2023 | 14:04

Të paktën 60 Yje të Davidit u ngjitën gjatë natës në ndërtesat e Parisit, teksa aktet anti-semite janë rritur në mbarë Francën që nga nisja e konfliktit të ri. Konkretisht, mbi 800 akte të tilla janë regjistruar që prej 7 tetorit.

Politikanët francezë kanë dhënë alarmin dhe ministri i Brendshëm i vendit ka kërcënuar se do të ndëshkojë faqet e internetit që glorifikojnë terrorizmin dhe bëjnë thirrje për urrejtje ndaj hebrenjve.

“Kjo është e papranueshme. Ndaj ne u kemi dhënë këtyre platformave disa orë më shumë për t’iu përgjigjur kërkesave për të hequr këto përmbajtje dhe të identifikojnë autorët”, deklaroi Gerald Darmanin, ministër i Brendshëm i Francës.

Në Nju Jork, guvernatorja Kathy Hochul ka njoftuar një seri hapash për mbrojtjen e studentëve në kolegje dhe komunitete, pas rritjes së prirjeve anti-semite.

“Po e ritheksoj me fjalët më të fuqishme, çdo qytetar i Nju Jorkut ka të drejtë të ndihet i sigurt teksa bën jetën e tij të përditshme. Ne duhet ta pranojmë këtë”, tha Hochul.

Edhe në Spanjë, Federata e Komuniteteve Hebraike ka ngritur shqetësimin për shtimin e mesazheve që stigmatizojnë hebrenjtë si një gjë të vetme, që po shfaqen masivisht në rrjetet sociale.

Isaac Benzaquen, kryetar i Federatës së Komuniteteve Hebraike, në Spanjë deklaroi: “A jemi të shqetësuar? Shumë. Ajo që ndodhi në 8-9 ditët e para të konfliktit nuk ka ndodhur në vendin tonë prej vitesh”.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është më fatalja e 5 luftërave të zhvilluara në Gaza për të dyja palët. Ajo ka shkaktuar protesta në mbarë botën dhe një rritje të krimeve me sfond urrejtjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026