Taksat e reja në 2024| “Ulen” akcizat, taksë e re për karbonin, lehtësohet blegtoria

1 Nëntor 2023 | 15:20

Paketa e re fiskale për 2024, vjen me disa ndryshime, të cilat sugjerojnë rritje të të ardhurave në arkën e shtetit dhe rregullime në disa sektorë.

Qeveria ka vendosur një tavan 1.5% në rritjen 2-vjeçare të akcizave, e cila ishte e lidhur me direkt me normën e inflacionit. Pra, akciza e karburanteve, birrës e verës nuk do të rritet me 11% sa rezultoi inflacioni 2022-2023, por shtesa do të jetë 1.5%.

Së dyti, me rekomandim të Bashkimit Evropian do të vendoset një taksë për industritë e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit për emetimet e karbonit në mjedis. Këto kompani që përdorin qymyrin si lëndë të parë,  paguajnë vetëm 3 lekë/ kg si taksë karboni, dhe nga viti 2024 deri në 2030 ato do të paguajnë 15 lekë/kg.

Qeveria synon të përjashtojë nga taksat, importin e mëshqerrave dhe insekteve, ku përfshihen edhe bletët. Kjo politikë, synon rritjet e krerëve në vend, zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe stimulimin e prodhimit bio.

Ndërkohë do të ndryshohet dhe ligji për procedurat tatimore. Nëse kompanitë nuk paguajnë në kohë tatimin korporativ apo mbi të ardhurat personale do të ketë gjoba proporcionale dhe jo fikse. Çdo ditë e papaguar, gjobës do t’i shtohet një kamatë me 0.06% e detyrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026