Rrënjët kelte të Halloween, tradita 2000-vjeçare me lyerje të fytyrës dhe maskime

1 Nëntor 2023 | 21:18

Një festë e veçantë e Halloween-it priste dashamirët e antikitetit në parkun dhe muzeun arkeologjik romak të Budapestit. Edhe pse shumë njerëz e lidhin Halloween-in me Shtetet e Bashkuara, ai në fakt ka rrënjë kelte. Përpara pushtimit romak, zona e Budapestit të sotëm ishte e banuar nga një fis kelt, Eravisci. Prandaj muzeu festoi festivalin e tyre, Samhain, më 31 tetor.

“Ishte fundi i verës, kur mbaronte korrja dhe keltët tërhiqeshin për dimrin. Kështu që e mbyllnin sezonin me një festë të madhe. Ka shumë informacione nga të cilat mund të rindërtojmë se cilat tradita shoqëronin ngjarjen Samhain, e cila më vonë u zhvillua ose u shndërrua në Halloween-in që njohim sot”, thotë Zsanett Abonyi, organizatore kulturore në Muzeun Aquincum.

Festa e lashtë kelte përfshinte veshjen dhe lyerjen e fytyrës, njësoj si Halloween-i sot. Gdhendja e kungullit, ka gjithashtu ka rrënjë të lashta.

Ndërkohë në Budapest, aktivitetet e ndryshme ofruan një pasqyrë të detajuar të traditave 2000-vjeçare dhe pika kryesore muzikore ishte performanca e disa grupeve tradicionaliste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026