Heshti për vendimin e gjyqtares për lirimin e Hekuran Billës, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

12 Shkurt 2021 | 10:15

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të shkarkojë nga detyra prokurorin Bujar Memia.

Kjo kërkesë vjen pas hetimit të rastit të lirimit me kusht nga Gjykata e Krujës të Hekuran Billës, i cili u ekzekutua vitin e kaluar.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se KLP ka vendosur ditën e sotme që kjo kërkesë të merret në shqyrtim më 15 mars. 

Sipas ILD-së prokurori Memia, pas vendimit të Gjykatës së Krujës për lirimin me kusht të Billës, qëndroi pasiv për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, e cila nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit.

“Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë për magjistratin Bujar Memia, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në kërkesën e ILD-së.

ILD thekson se gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku, konstatohet se nga Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:

  • Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
  • Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
  • Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
  • Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal

Hekuran Billa u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 11 qershorit të vitit të kaluar brenda automjetit të tij në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë policia arrestoi autorët e dyshuar Sebastian Mali, nipin e Prelë Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006 dhe Viktor Marku, vëllai i viktimës.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 25-vjeçarja Adjola Lakra, e cila dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën natën e ekzekutimit.

Lexoni gjithashtu:

SPAK u sekuestron rreth 400 mijë euro para kesh gjykatëses së Krujës dhe mjekut të QSUT-së

Arrestohet i dyshuari i katërt për vrasjen e Hekuran Billës, zbulohet roli që kishte

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026