Basha zotohet se do të subvencionojë 100 milionë euro në vit për fermerët

12 Shkurt 2021 | 11:17

Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi sot nga selia blu programin “Shqipëria Fiton Bujqësinë”, për të cilin tha se ka punuar me ekspertët më të mirë të vendit.

Kryedemokrati u zotua se nëse vjen në pushtet do të subvencionojë  nga buxheti i shtetit, 100 milionë euro në vit për fermerët dhe do të financojmë 50 milionë euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore.

Kryedemokrati premtoi se do të ketë mbështetje direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se nëse del fitues nga zgjedhjet e 25 prillit do të zhbëjë burokracinë korruptive dhe frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre.

“I vetmi dokument me të cilin fermeri do te paraqitet për të përfituar mbështetje financiare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit. Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre”, premtoi kreu i PD-së.

Basha tha se do të angazhohet për të fuqizuar aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare.

Lexoni gjithashtu:

PD zotohet të shtojë mbështetjen për turizmin me programin e saj zgjedhor

Basha ngarkon me përgjegjësi qeverinë për ”kolapsin në shëndetësi”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026