Anna Sorokin, gjermania që hiqej si trashëgimtare miliardere në New York, lirohet nga burgu

12 Shkurt 2021 | 11:58

Anna Sorokin, e cila hiqej si një trashëgimtare miliardere në New York e quajtur Anna Delvey, u lirua nga burgu të enjten, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Ajo u dënua në vitin 2019 pasi kishte mundur të vidhte shërbime nga hotele luksoze dhe banka në SHBA të cilat arrinin një shumë prej 200,000 dollarësh.

Lirimi i saj nga burgu vjen disa muaj pasi ajo kërkoi falje gjatë një seance gjyqësore në tetor.

“Dua thjesht të them se më vjen turp dhe më vjen shumë keq për çdo gjë që kam bërë. E kuptoj tani se shumë persona mund të kenë vuajtur nga veprimet e mia, ndërsa unë mendoja se nuk po bëja asgjë gabim”, tha Sorokin gjatë seancës.

Duke mashtruar për vite me radhë, Sorokin përdori një identitet të rremë për të jetuar mes luksit.

Ajo jetonte në një hotel të shtrenjtë në Nju Jork dhe hante në restorante luksozë.

Prokurorët thanë se Sorokin përdorte dokumente të falsifikuara dhe arriti të tërhiqte një kredi prej 100,000 dollarësh nga një bankë.

Historia e saj tërhoqi vëmendje ndërkombëtare në vitin 2018 pasi u publikua në “New York Magazine”, nga autorja Jessica Pressler.

Tashmë jeta e saj po kthehet në një serial në Netflix, drejtuar nga Shonda Rhimes.

Sipas “Insider”, Sorokin ka shpenzuar pjesën më të madhe të shumës prej 320,000 dollarësh që ishte paguar për serialin, për të paguar borxhet në banka dhe gjoba të tjera.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026