Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Osmani pranon letrat kredenciale nga Malaj
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.
Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani, bën me dije zyrat e shtypit.
Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.
Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën