Zbulohet dhoma e fshehtë, streha e Michelangelo hap dyert për vizitorët
Një ish-bodrum qymyri në Firence, ku artisti i madh i Rilindjes, Michelangelo mendohet të jetë fshehur për t’i shpëtuar zemërimit të Papës, do të hapet për publikun më 15 nëntor.
E njohur ndryshe si “dhoma e fshehtë”, ajo ndodhet brenda Muzeut të Kapelave të familjes Medici dhe përmban skica fytyrash dhe trupash njeriu të bëra me qymyr nga artisti, që u strehua atje në vitin 1530.
Dhoma, 10 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe 2 metra e gjysmë e lartë përdorej për të depozituar qymyrin dhe u zbulua vetëm gjatë disa punimeve restauruese në vitin 1975.
Drejtori i atëhershëm i Muzeut të Kapelave Medici, Paolo Dal Poggetto, ia atribuoi shumicën e vizatimeve të bëra në muret e dhomës Michelangelos-s, edhe pse studiues të tjerë e kundërshtuan këtë.
Dal Poggetto besonte se artisti ishte strehuar në dhomë pas një përplasjeje me Papa Klementin e Shtatë.
Tani, grupe të vogla njerëzish do të mund ta vizitojnë dhomën nga 15 nëntori për vetëm 15 minuta. Biletat do të kushtojnë 20 euro për person, pa përfshirë 10 eurot që duhet të paguhen për të hyrë në muzeun kryesor.
Drejtuesit e tij kanë deklaruar se numri i kufizuar i vizitorëve vjen për shkak të nevojës për të alternuar periudhën e ekspozimit të dhomës ndaj dritës LED me periudhën e errësirës.
Tek dhoma arrihet përmes një shkalle të ngushtë dhe numri i vizitorëve javorë do të kufizohet në 100 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta