PS kandidon pa asnjë aleancë, Taulant Balla: Tom Doshi është përjashtuar nga partia
Një ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, përmbylli apelin e vazhdueshëm për mos kandidimin e Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Diplomatja amerikane përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se kishte marrë garancinë e kryeministrit Edi Rama se Doshi nuk do të përfshihej në asnjë rol në qeverinë e mundshme socialiste pas zgjedhjeve.
Ndërkohë sot, numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste do të kandidojë e vetme në zgjedhje.
“Ish-deputeti i PS-së Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS-së është përjashtuar nga partia. Për çështje që lidhen me persona të partive të tjera pyesni secilën prej partive përgjegjësia e Edi Ramës si kryetar i PS-së dhe i imi si Sekretar i Përgjithshëm është brenda strukturës së PS-së […] sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti, të vetmit aleat të PS-së janë ata të cilët e sollën në vitin 2017 në qeverisje, qytetarët e zakonshëm,” – tha Balla.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset