SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

3 Nëntor 2023 | 07:10

Shtetet e Bashkuara i vendosën të enjten sanksione të reja Moskës për luftën në Ukrainë. Sanksionet kanë në objektiv ndër të tjera kapacitet e ardhshme energjetike të Rusisë, u kundërvihen përpjekjeve për shmangien e sanksioneve ekzistuese, si dhe ndaj një lloji të caktuar dronësh që janë të rrezikshëm për forcat ukrainase. Sanksionet iu vendosën qindra personave dhe entiteteve.

Masat më të fundit kanë në objektiv një entitet kryesor që është i përfshirë në hartimin, operacionet dhe pronësinë e një projekti masiv në Siberi, të njohur si Arctic-2 LNG, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit. Ky projekt pritet të transportojë drejt tregjeve globale gaz natyror të lëngshëm.

Uashingtoni mori masa edhe në lidhje me dronët kamikazë të tipit “KUB-BLA” dhe “Lancet”, që po përdoren nga ushtria ruse në Ukrainë, duke i vendosur sanksione rrjetit që furnizon pjesët për prodhimin e tyre, si dhe kompanisë që i projekton dhe i prodhon këta dronë.

Departamenti Amerikan i Tregtisë shtoi të enjten 13 entitete në Rusi dhe Uzbekistan në listën e kontrollit të eksporteve për veprimtari në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara ose interesat e politikës së jashtme.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu goditën përpjekjet për shmangie të sanksioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi dhe Kinë, pasi Departamenti i Thesarit tha se kompanitë me bazë në këto vende vazhdojnë të dërgojnë mallra me përdorim të dyfishtë në Rusi, përfshirë komponentët që i duhen Moskës për sistemet e saj të armëve.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi gjithashtu sanksione ndaj shtatë bankave me bazë në Rusi dhe dhjetëra firmave industriale, përfshirë Gazpromneft Catalytic Systems LLC, për të cilën Departamenti i Thesarit tha se prodhon agjentë kimikë për rafinimin e avancuar të naftës në Rusi.

Kremlini tha të enjten përpara aksionit se priste që Perëndimi të vendoste sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj tij për shkak të luftës, por se ekziston një ndjesi në rritje se ndëshkime të tilla dëmtojnë interesat perëndimore, ndërkohë që vetë ekonomia ruse po përshtatet.

Me sanksionet ndaj kompanisë me përgjegjësi të kufizuar Arctic LNG 2, së bashku me masat e mëparshme të vendosura për projektin në shtator, Shtetet e Bashkuara vendosën në objektiv prodhimin e ardhshëm të energjisë të Rusisë, e ngjashme me mënyrën se mori masa ndaj nxjerrjes së saj të ardhshme të naftës nga deti, pas sulmi në Krime nga Moska në vitin 2014. Të gjitha këto projekte të vështira për t’u realizuar varen nga teknologjia perëndimore.

Shtetet e Bashkuara, prodhues i madh i gazit natyror të lëngshëm që eksportohet në Evropë, po përpiqet gjithashtu të reduktojë dërgesat e gazit të lëngshëm natyror të Rusisë në Evropë, e cila ka ndaluar vetëm gazin rus që dërgohet përmes tubacioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026