Gjashtë redaksi të Euronews vëmendjen te zgjedhjet e Kosovës falë Euronews Albania
Euronews Albania ka nxitur vëmendjen e gjashtë redaksive kryesore të Euronews për zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke premtuar kështu një mbulim të gjerë për zhvillimet që do të sjellin votimet e 14 shkurtit.
Redaksitë në frëngjisht, italisht, portugalisht, rusisht, greqisht dhe hungarisht i dhanë të premten një hapësirë të veçantë faktit se të dielën kosovarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit më pak se dy vite nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Redaksitë franceze dhe greke vunë theksin te fakti se Albin Kurti “shihet si favorit”. Redaksia italiane theksoi se 1.8 milionë qytetarë do të “rinovojnë sërish parlamentin”. Artikulli i redaksisë portugeze titullohej me “kërkesën e Kosovës për të gjetur stabilitet politik”.
Nga redaksia ruse theksohej rëndësia që këto zgjedhje kanë “për të ardhmen e Kosovës”, ndërsa ajo hungareze i cilësoi zgjedhjet e 14 shkurtit si “një tjetër rrotullim në timonin e fatit politik të Kosovës”.
Rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin të dielën se kush do ta qeverisë vendin. Në tetor 2019, zgjedhjet i fitoi Albin Kurti me Vetëvendosjen, mirëpo qeveria e tij qëndroi në këmbë vetëm 51 ditë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte formuar koalicion qeverisës me të e rrëzoi Kurtin me një mocion mosbesimi. Prej rreth një viti vendin e ka drejtuar Avdullah Hoti, qeveria e së cilit u rrëzua gjithashtu pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm votën besuese dhënë nga një deputet që ushtronte mandatin në shkelje të ligjit.
Euronews Albania do t’i kushtojë vëmendje kryesore zgjedhjeve të 14 shkurtit me edicione të veçanta, kohëzgjatje të pakufizuar, gazetarë dhe korrespondentë në lidhje direkte dhe me të ftuar në studio.
Lexoni gjithashtu:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera